Nga një vizion në një realitet në ndërtim...
Gjatë një shëtitjeje në malet e fshatit Përlepnicë, lindi ideja për krijimin e një vendbanimi që do të ringjallte zonën përmes banimit cilësor dhe turizmit të qëndrueshëm. Pamja mahnitëse, ajri i pastër dhe afërsia me liqenin e bukur të Përlepnicës e bënë këtë vend të pazëvendësueshëm. Me një lartësi prej 850 metrash mbi nivelin e detit, zona ofron përfitime të mëdha edhe për shëndetin dhe mirëqenien.
Prej vitit 2016 e deri në vitin 2024, u siguruan me kujdes të gjitha parcelat që përbëjnë sot sipërfaqen e plotë të projektit. Çdo hap u ndërmor me vëmendje ndaj zhvillimit afatgjatë dhe planifikimit të kujdesshëm urban.
Në janar të vitit 2023 nisën punimet e para në terren: pastrimi i hapësirës, ndërtimi i infrastrukturës fillestare dhe përgatitjet për fazat e ardhshme. Ky vit shënoi edhe përkushtimin konkret ndaj realizimit të vizionit që kishte filluar shtatë vite më parë.
Në mars të vitit 2025 u finalizua master plani i projektit, duke përcaktuar qartë strukturën, vilat, hapësirat shoqëruese dhe identitetin arkitektonik të lagjes. Po atë muaj u publikuan renderët e parë dhe projekti u lansua zyrtarisht në treg. Vila e parë model është në ndërtim, ndërsa ndërtimi i fazës së parë të vilave do të zhvillohet me intensitet në muajt në vijim.
Sot, projekti ndodhet në një fazë dinamike ndërtimi dhe prezantimi. Është lansuar katalogu, faqja web, dhe ka nisur një fushatë e mirëfilltë marketingu. ARS Hill Village po merr jetë – si një vend për të jetuar me qetësi, stil dhe përvojë, por edhe si një atraksion për të gjithë ata që kërkojnë më shumë nga jeta.
Ky projekt është dëshmi se një ide, kur përkrahet nga përkushtimi, vëmendja ndaj detajeve dhe dashuria për natyrën – mund të shndërrohet në një realitet që frymëzon.
Sipërfaqja
Vila
Lartësi mbidetare